Ministrja Haxhiu premton mbështetje për KPK në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit


Prishtinë, 10/02/2020 - Në kuadër të vizitave zyrtare, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka vizituar Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ç ‘rast është takuar me kryesuesin Bahri Hyseni.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu tha se do t'i mbështesë të gjitha proceset që kanë institucionet e prokurorisë në mënyrë  që së bashku t’i qojnë përpara prioritet e tyre në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ministrja Haxhiu tha se prioritet i Ministrisë së Drejtësisë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konfiskimi i pasurisë andaj sipas saj është i rëndësishëm bashkëpunimi me KPK-në.

Sipas ministres Haxhiu,  prioritet i MD-së do të jetë edhe ofrimi i ndihmës në kërkesat buxhetore për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ministrja Haxhiu tha se MD-ja do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë për vazhdimin e mbështetjes së sistemit prokurorial në Kosovë me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe transparencës.

Ndërsa kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni e njoftoi ministren Haxhiu për punët e deritashme, sfidat dhe prioritetet me të cilat përballet sistemi prokurorial në Kosovë.

stema