Ministrja Haxhiu takohet me Ambasadorin Jan Braathu, diskutojnë për sundimin e ligjit


Prishtinë, 18/02/2020 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka diskutuar për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu tha se OSBE-ja mbetet një partner i fuqishëm i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ministrja Haxhiu dhe Ambasadori Braathu gjatë këtij takimi ranë dakord që të bashkëpunojnë në proceset që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.

Ndërsa Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, pasi uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, deklaroi se misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të pavarura, demokratike dhe në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe për sundimin e ligjit.

 

stema