Ministrja Haxhiu takohet me shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais


Prishtinë, 20/02/2020 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , sot është takuar me shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais dhe përfaqësues të këtij misioni.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu dhe z. Servais diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës në fushën e drejtësisë me theks të veçantë koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministrja Haxhiu, po ashtu njoftoi z, Servais për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe hapat që duhet merren sa më parë.

Ndërsa shefi i zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean Louis Servais, uroi ministren Haxhiu për detyrën e re ndërsa e falënderoi për gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Z. Servais tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrah Republikën e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

stema