Ministrja Haxhiu viziton Fakultetin Juridik në UP, premton thellim të bashkëpunimit


Prishtinë, 09/03/2020 - Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vizitoi Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ku takoi dekanin, z. Haxhi Gashi dhe prodekanët e po këtij fakulteti, znj. Iliriana Islami dhe z. Besfort Rrecaj.

Takimi kishte për synim rritjen e bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik dhe Ministrisë së Drejtësisë sidomos në aspektin e sigurimit të punës praktike për studentët e këtij fakulteti prej nga u theksua edhe nevoja e nënshkrimit të një memorandumi në këtë drejtim.

Në anën tjetër, Ministrja Haxhiu potencoi çështjen e njohjes së punës praktike si përvojë pune dhe të paktën pagesa e zgjidhja e ushqimisë gjatë kësaj kohe. Këto problematika do të jenë çështje të cilat Ministria do të mundohet t’i zgjidhë gjatë këtij mandati.

Në fund Ministrja Haxhiu u zotua se do të mbështes Fakultetin Juridik në përfaqësimet që ky institucion merr pjesë, si në gara po ashtu edhe konferenca të ndryshme.

stema