Ministrja Haxhiu takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Nicholas Abbot


Prishtinë, 09/03/2020 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu ka falënderuar qeverinë britanike që si partnerë kyç ndërkombëtarë mbështesin konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ministrja Haxhiu, gjatë takimit e njoftoi ambasadorin Abbot për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, hartimit të legjislacionit që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadori Abbot tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë përkrahjen për Republikën e Kosovës me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe në krijimin e kushteve të reja për investime për të rinjtë në vend.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbot, u dakorduan që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të vazhdoj në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

stema