Ministrja Haxhiu pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Policia e Kosovës


Prishtinë, 11/03/2020 - Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Policia e Kosovës, ku diskutuan lidhur me dhunën mbi baza gjinore me fokus ngacmimet seksuale në vendet e punës, pengesat për avancimin e grave në pozitat vendimmarrëse.

Në këtë konferencë, ministrja Haxhiu shprehu shqetësimin e saj lidhur me përqindjen e vogël të grave në tregun e punës, ku madje edhe ato që janë të punësuara shpesh ballafaqohen me një mjedis të pafavorshëm e denigrim për shkak ngacmimeve seksuale që bëhen në forma të ndryshme verbale, jo-verbale e fizike.

Ministrja potencoi se ngacmimet seksuale  në vendet e punës nuk duhet të heshtën ato duhet të raportohen, sepse ngacmuesit nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve, si dhe vendi i punës duhet të jetë vend i sigurt e i përshtatshëm për të gjithë.

stema