Ministrja e Drejtësisë takoi përfaqësueset e disa prej agjencioneve të OKB-së në Kosovë


Prishtinë, 07/04/2021 - Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu së bashku me këshilltaren politike znj. Nazlie Bala pritën sot në takim Koordinatoren për Zhvillimin e Agjencioneve të OKB-së znj. Ulrika Richardson, znj. Maria Suokko- Përfaqësuese Residenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara, Visare Mujko shefe e zyrës së UNFPA dhe Vlora Tuzi Nushi, shefe e zyrës UNWOMEN në Kosovë.

 

Në këtë takim u diskutuan prioritetet e Qeverisë për punë dhe drejtësi, prioritete këto që janë të ndërlidhura me mandatin e Ministrisë së Drejtësisë për nismat ligjore në fushat që adresojnë çështjen e vetingut,  krimit dhe korrupsionit, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ndihma juridike, dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit, po ashtu u diskutua për më shumë bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Palët shprehën vullnetin për të shtuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional.

stema