Ministrja Haxhiu vazhdon vizitën e saj në Turqi


Prishtinë, 23/11/2021 - Ministrja e Drejtësisë gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, u takua edhe me drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Muhittin Özdemir, me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Mehmet Karacan si dhe kryeprokurorin e Gjykatës së Lartë, Bekir Şahin.

Në këto takime u disktuan çështje të ndryshme që ndërlidhen me kompetencat e këtyre institucioneve, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar si dhe çështje të tjera lidhur me organizimin, strukturën e institucioneve të drejtësisë si dhe funksionimin e tyre.

stema