Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike


Prishtinë, 07/03/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40, Ministria e Drejtësisë shpall:

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës        Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike

Klasa e pozitës                       Drejtues i Ulët 1

Koeficienti/Paga                    9

Nr. i kërkuar                         1

Data e njoftimit                     07.03.2022

Afati për aplikim                   22.03.2022-30.03.2022

Institucioni                             Ministria e Drejtësisë

Departamenti                        Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Divizioni                                 Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistikë

Vendi i punës                         Prishtinë

Nr. i Referencës

Kodi

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave ;
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Harton specifikat dhe mbikëqyrë stafin në hartimin e specifikave për pajisjet e teknologjisë informative, transportit, furnizimit, servisimit, kontraktimit, si dhe lëmit tjera në kompetence të divizionit;
  • Identifikon, planifikon dhe bënë kërkesa në institucionin përkatës për teknologji informative për mbajtjen aktive të të gjitha programeve të teknologjisë informative;
  • Harton planin e shpenzimeve për nevojat e mbajtjes aktive të të gjitha programeve të teknologjisë informative në ministri dhe planifikimet e programeve të reja, apo përsosjen e atyre ekzistuese me module të reja në këtë lëmi, dhe për të njëjta kërkon realizimin përmes Ministrisë së Administratës Publike;
  • Organizon ofrimin e shërbimeve logjistike përmes depove përkatëse dhe shërbimeve të transportit;
  •  Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara

2. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

  • Të jetë nëpunës civilë i të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për lëvizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.

 

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare;Fakulteti i Teknologjisë Informative, Ekonomik, Komunikacion Rrugor dhe Transport apo te ngjashme me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale

 

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të gjera e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon divizioni;
  • Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative ;
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmes aftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon;
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të divizionit/departamentit.

 

5. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit.
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit dhe
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

 

6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 06.04.2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ).

 

7. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

  • 21.04.2022, Ministria e Drejtësisë, Objekti ish Rilindja, kati 8 salla nr. 823 ora 09:00

 

8. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

  • Të ketë njohuri në fushën e Teknologjisë Informative dhe Shërbimeve Logjistikë;
  • Njohuri të përgjithshme rreth procedimit të kërkesave .

 

9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervistë

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Mënyra e aplikimit

12. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.


Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

stema