Zyrtar i lartë në Divizionin për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve të Lira


Prishtinë, 20/04/2022 -

Konkurs                                             

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës        Zyrtar i lartë në Divizionin për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve të Lira   

Klasa e pozitës                       Profesional 1

Koeficienti/Paga                    8

Nr. i kërkuar                         1

Data e njoftimit                     19/04/2022

Afati për aplikim                   04/05/2022-11/05/2022

Institucioni                             Ministria e Drejtësisë

Departamenti                         Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Divizioni                                 Divizionin për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve të Lira

Vendi i punës                         Prishtinë

Nr. i Referencës                     RN00008773

Kodi                                        RPC0002546

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Merr pjesë aktive në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të profesioneve të lira;
  • Kryen mbikëqyrjen (inspektimin) e ligjshmërisë së punës së përmbaruesve privat, noterëve dhe ndërmjetësuesve në pajtim me Ligjin për Procedurën Përmbarimore, Ligjin për Noterinë dhe Ligjin për Ndërmjetësim;
  • Ndihmon udhëheqësin dhe përgatit raport  lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të Profesioneve të Lira;
  • Përgatit procesverbal lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së punës të Profesioneve të Lira;
  • Bënë analiza financiare dhe tarifore që ndërlidhen me punën dhe ligjshmërinë e Profesioneve të lira, si dhe të gjitha çështjet ekonomike financiare që ndërlidhen me punën e tyre dhe divizionit në përgjithësi;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga udhëheqësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  • Menaxhon bashkëpunimin dhe komunikimin me njësitë tjera brenda dhe jashtë institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës së Profesioneve të Lira;
  • Sipas kërkesës jep mendime rreth hartimit të planeve të punës së divizionit;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga udhëheqësi i divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve të Lira.  

 

2. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

  • Të jetë nëpunës civilë i të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për lëvizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.

 

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Juridik me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasojë e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

 

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. Njohja e gjuhës angleze.

 

5. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit.
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit dhe
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

 

6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 18/05/2022 në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ).

 

7. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

  • 03.06.2022 ish Objekti Rilindja, kati 8, salla nr. 823 ora 09:00

 

8. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. Njohja e gjuhës angleze.

 

9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervistë

 

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

11. Mënyra e aplikimit

 

12. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

stema