Të përkushuar në parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje


Prishtinë, 29/04/2022 - U rimblodh Grupi Koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje në takimin e radhës, me rend dite dikutimin e zbatimit të aktiviteteve të identifikuara në Strategjinë Kombëtare kundër dhunës në familje.

Institucionet përgjegjëse raportuan mbi aktivitetet e zbatuara dhe ato në implementim e sipër. Ndër të tjera, Zëvendësministrja Shala informoi mbi nismat e Ministrisë së Drejtësisë për të koordinuar veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët tashmë kanë konfirmuar gatishmërinë për të mbështetur zbatimin e 120 nga 140 aktiviteteve në Plan të Veprimit.

Dr. Shala theksoi rëndësinë dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunimin me institucionet në zbatimin e aktiviteteve dhe veçanërisht në tejkalimin e sfidave që mund të shfaqen gjatë zbatimit; si dhe në përgjegjshmëri të shtuar të institucioneve përgjegjëse në përgjigje të drejtë ndaj rasteve të dhunës në familje.

stema