Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po zhvillon një vizitës zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës ku është pritur nga homologu i saj danez, ministri Mattias Tesfaye


Prishtinë, 12/05/2022 - Haxhiu fillimisht e ka uruar z. Tesfaye për detyrën e re si Ministër i Drejtësisë dhe njëherit ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e mirë që kanë këto dy ministri për çështjet të cilat janë në interes të të dyja vendeve.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Danimarkë, ministrja Haxhiu ka takuar edhe Ministrin për Migracion dhe Integrim, Kaare Dybvad Bek.
Haxhiu e ka njoftuar ministrin Dybvad Bek për hapat e hedhur dhe progresin e arritur deri më tani sa i përket procesit të integrimit evropian dhe njëherit kërkoi mbështetjen e shtetit danez, me fokus në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në NATO.
Haxhiu ka theksuar angazhimin e Republikës së Kosovës për të vazhduar me reformat e ndërmarra të cilat ndihmojnë më tej në procesit e integrimit në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar për çka theksoi ajo, mbështetja e Mbretërisë së Danimarkës, veçanërisht në konsolidimin e reformës në drejtësi, është thelbësore për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe rrugës drejtë BE-së.

stema