NJOFTIM: PËR KOHËN E MABJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM DHË TË PAGESËS SE PROVIMIT- AFATI MAJ 2022


Prishtinë, 13/05/2022 - Në bazë të Ligjit nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës dhe të Udhëzimit Administrativ nr. 13/2013 për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë publikon këtë:

NJOFTIM

PËR KOHËN E MABJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM DHË TË PAGESËS SE PROVIMIT- AFATI MAJ 2022

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për  dhënien e Provimit të Jurisprudencës në afatin e Maj 2022 se provimi me shkrim do të mbahet me datat si në vijim:

Lënda: E Drejta Civile do të mbahet me datë 28 Maj 2022 (e shtune) me fillim në ora 10:30, provimi do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Lënda: E Drejta Penale do të mbahet me datë 29 Maj 2022 (e diele) me fillim në ora 09:00, provimi do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Nga data 24 deri 25 Maj 2022 është i hapur afati për ta bërë pagesën për kandidatët që do të hyjnë në Provim dhe Ri-provim, fletëpagesa merret në Ministrinë e Drejtësisë, kati përdhese te Recepcioni i Ministrisë së Drejtësisë. Do të konsiderohet se është bërë pagesa vetëm atëherë kur kandidati e sjell fletëpagesën e vërtetuar nga Banka. Ne emër te kandidatit fletëpagesën mund ta merr, paguan dhe ta sjelle te vërtetuar nga Banka edhe dikush tjetër.

Kandidatit i lejohet qe ne sallën ku do te mbahet Provimi i Jurisprudencës me shkrim, me vete te ketë vetëm Legjislacionin përkatës ne fuqi dhe lapsin kimik me ngjyrë te kaltër.

Vendi i mbajtjes se PROVIMIT TE JURISPRUDENCES ME SHKRIM: Akademia e Kosovës për Siguri Publike ne Vushtrri.

Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë http://www.md-ks.org.

stema