Konkurs - Zyrtar i lartë ligjor


Prishtinë, 27/05/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40, Ministria e Drejtësisë shpall:

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës      Zyrtar i lartë ligjor

Klasa e pozitës                      Profesional 1

Koeficienti/Paga                   8

Nr. i kërkuar                         1

Data e njoftimit                    26/05/2022

Afati për aplikim                  0/06/2022- 18/06/2022

Institucioni                            Ministria e Drejtësisë

Departamenti                        Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar

Divizioni                                Divizioni për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile

Vendi i punës                         Prishtinë

Nr. i Referencës                    RN00009085

Kodi                                       RPC0002835

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përgatitë shkresat për ndihmën juridike ndërkombëtare sipas procedurave standarde dhe pas aprovimit nga udhëheqësit i departamentit sigurohet që përgjigjet të jenë  shpërndarë me kohë;
  • Ndihmon zyrtarin ligjor në përgatitjen e shkresave për ndihmën juridike ndërkombëtare;
  • Hartimin e shkresave me të ndërlikuara për ndihme juridike ndërkombëtare si urdhër-kërkimet ndërkombëtare, ekstradim, transferim të personave të dënuar, rrëmbim ndërkombëtar i fëmijëve, etj;
  • Zyrtar ndërlidhës në mes të institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare sa i përket fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtare në çështjet penale dhe civile;
  • Kryen hulumtime ligjore në çështjet e politikave ligjore që kanë të bëjnë me ligjin e zbatueshëm në Kosovë;
  • Për punën i vet i përgjigjet udhëheqësit të divizionit.

2. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

  • Të jetë nëpunës civilë i të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurrimit për lëvizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.

 

3. Kërkesat e përgjithshme formale

             Arsimi i kërkuar

  • a)Diplomë/a të studimeve universitare : Fakulteti Juridik me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).
  • b) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. Njohja e gjuhës angleze.

5. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit.
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit dhe
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 25/06/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ).

7. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

  • 09/07/2022, Ministria e Drejtësisë, Objekti ish Rilindja, kati 8 salla nr. 823 ora 09:00

8. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

  • Të ketë njohuri në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar ne çështjet penale dhe civile ;
  • Njohuri të përgjithshme rreth procedimit të kërkesave .

 

9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervistë

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Mënyra e aplikimit

12. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

stema