Njoftimi per perfundimin e verifikimit paraprak
Prishtinë, 26/05/2022 - Duke u bazuar ne nenin 38 te Ligjit Nr.06/L - 114 per Zyrtaret Publike, perkatesisht nenin 45 te Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 per Pranimin dhe Karrieren ne Sherbimin Civil te Republikes se Kosoves, njoftoheni se perfundon procesi i vleresimit paraprak per poziten Zyrtar i larte per mbikeqyrjen e ligjshmerise se punes te profesioneve te lira me numer te Ref.RN00008773, i shpallur per aplikim me date 04.05.2022, per levizje brenda kategorise, ne Divizioni per Mbikeqyrjen e Ligjshmerise se Profesioneve te Lira, Zyra e Sekretarit te Pergjithshem, vendi i punes, Prishtine.
Divizioni per Burime Njerezore gjate fazes se verifikimi paraprak ka nxjerr vendime per kandidatet te cilet nuk i kane plotesuar kushtet per levizje brenda kategorise dhe kerkesave te vecanta te punes si dhe kerkesat e pergjithshme formale, dhe ka njoftuar palet brenda afatit te percaktuar me paragrafin 5 te nenit 45 te Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 per Pranimin dhe Karrieren ne Sherbimin Civil te Republikes se Kosoves. Andaj pas perfundimit te afatit per paraqitjen e ankeses se brendshme ne Divizionin per Burime Njerezore perfundon verifikimi paraprak per kete pozite.