Konkurs - Lëvizje brenda kategorisë
Prishtinë, 06/06/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40, Ministria e Drejtësisë shpall:
Konkurs
Lëvizje brenda kategorisë
Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.
Titulli i pozitës së punës Asistent Ekzekutiv
Klasa e pozitës Profesional 3
Koeficienti/Paga 6
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 06/06/2022
Afati për aplikim 21/06/2022- 28/06/2022
Institucioni Ministria e Drejtësisë
Departamenti Avokatura Shtetërore e Republikës së Kosovës
Divizioni
Vendi i punës Prishtinë
Nr. i Referencës RN00009104
Kodi RPC0002853
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
- Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
- Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e tyre;
- Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
- Përgatit proces-verbalet nga takimet e Sekretarit të Përgjithshëm me palë tjera;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
- Për punën e vetë i përgjigjet Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.
2. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta
- Të jetë nëpunës civilë i të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
- Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
- Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
- Në rastin e konkurimit për lëvizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, fakulteti ekonomik, juridik apo administrate publike, me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
5. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore.
- Kopjet e dëshmisë së punësimit.
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit dhe
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 05/07/2022 në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ).
7. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë
- 27.07.2022, ish Objekti Rilindja, kati 8, salla nr. 823 ora 09:00
8. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë
- Njohuritë e përgjithshme dhe ato të personalitetit;
- Njohuri për fushëveprimin e Ministrisë së Drejtësisë/ Avokaturën Shtetërore dhe detyrave dhe përgjegjësive sipas përshkrimit të detyrave të punës.
9. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Mënyra e aplikimit
12. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.