Ministrja Haxhiu hapi mbledhjen e Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri


Prishtinë, 22/06/2022 -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu drejtua Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, me ç’rast diskutoi për prioritetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në kaudër të agjendës evropinae dhe rezultaetet e Ministrisë në këtë drejtim.

"Si Ministre e Drejtësisë, bashkë me institucionin që drejtoj, jemi të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve tona që rrjedhin nga agjenda evropiane, e të cilat përfshijnë Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA 2022-2026), ERA 2 dhe aktivitetet që dalin nga Nën Komiteti për Drejtësi, Liri dhe Siguri, si dhe Inputet për Raportet e KE për Vendin” u shpreh ministrja Haxhiu.

Ndër të tjera, Ministrja informoi se ka raportuar për rezultatet e arritura dhe hapat tutje para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian dhe shtoi se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kemi përfunduar disa aktivitete dhe kemi arritur rezultate konkrete në kuadër të përmbushjes së obligimeve tona përkitazi me Agjendën Evropiane.

Në kuadër të masave të përmbushura, ministrja Haxhiu listoi disa të arritura, siç janë, miratimin në Qeveri të Projektligjit për Këshillin Prokurorial, Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Udhëzimin Administrativ për Tarifat e Përmbarimit, Nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Juridik me Konfederatën e Zvicrës, Strategjia për Dhunën në Familje dhe gjithashtu Fondi për Konfiskimin i cili do të miratohet në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sa i përket bashkëpunimeve në këtë drejtim, znj. Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar fuqimisht që t’iu përmbahemi afateve të përcaktuara të përfundimit të këtyre aktiviteteve për çka se do të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë KGjK, KPK, Akademia e Drejtësisë dhe institucionet tjera përkatëse.

Po ashtu, Ministrja vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Zyrën e Bashkimit Evropian, përmes Programit EUKOJUST dhe gjitha Projekteve tjera, Këshillit të Evropës PECK III dhe Projekteve tjera, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadës Gjermane dhe misioneve tjera të cilat kanë ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë, në ndërmarrjen e reformave në fushën e drejtësisë, të cilët i falënderoi për kontributin e tyre.

stema