Konkurs-Drejtor i Përgjithshëm i Shpërbimit Sprovues MD
Prishtinë, 25/06/2022 - Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për
pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë,
shpallë:
Konkurs
Pranim i mbyllur
*Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të kategorisë së lartë dhe të mesme drejtuese në të gjithë Shërbimin Civil.
Titulli i pozitës së punës Drejtor i përgjithshëm (2)
Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 2
Kohëzgjatja e emërimit 4 Vjeçar/Godine
Koeficienti/Paga 1171,18
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 24/06/2022
Afati për aplikim 24/07/2022 - 31/07/2022
Institucioni Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Sprovues i Kosovës
Departamenti Zyra e drejtorit të përgjithshëm
Divizioni
Vendi i punës Drejtor i Përgjithshëm
Nr. i Referencës RN00009301
Kodi i procedurës RPC0003043
1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
- Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
- Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
- Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
- Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
- Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
- Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
- Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.
2.Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L- 114 për zyrtarët publik.
3.Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare: fakulteti juridik, ekonomik, ose shkenca sociale, me të paktën 240 kredi/ECTS.
- Kualifikime të posaçme formale: nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.
4.Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Mendimi strategjik;
- Lidership;
- Mendimi kreativ;
- Zgjidhja e problemeve;
- Orientimi kah rezultatet;
- Komunikimi;
- Menaxhimi;
- Përshtatja;
- Puna në ekip;
- Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;
- Integriteti.
5.Kërkesa specifike
- Kopje e certifikatës qe e zotëron gjuhën angleze ne nivelin B1, ndërsa kandidatët qe kane kryer studimet jashtë apo brenda Kosovës ne gjuhen angleze dhe qe e dëshmojnë me diplomën e studimeve te nivelit bachelor, master apo dekoratorë, nuk janë te obliguar te sjellin kopjen e certifikatës B1;
6.Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;
- Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve;
- Njohuri të gjëra lidhur me fushën e përgjegjësisë së agjencisë, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil;
- Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;
- Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.
7.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
- dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- letër motivimi;
- kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
- dëshmi nga institucioni që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publikë në pesë vitet e fundit;
- certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
- kopje e certifikatës qe e zotëron gjuhën angleze ne nivelin B1, ndërsa kandidatët qe kane kryer studimet jashtë apo brenda Kosovës ne gjuhen angleze dhe qe e dëshmojnë me diplomën e studimeve te nivelit bachelor, master apo dekoratorë, nuk janë te obliguar te sjellin kopjen e certifikatës B1;
- si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.
8.Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 10/08/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
9.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
•Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë
Pyetjet në formë të esesë, njëzetë (20) pikë
Pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë, tridhjetë (30) pikë
•Intervista – maksimumi 50 pikë
Pyetjen për prezantim, pesëmbëdhjetë (15) pikë Pyetjet tjera të intervistës, tridhjetë e pesë (35) pikë
10.Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar
- Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 14/09/2022, në
portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
11.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
12.Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen