Konkurs- Avokat i Përgjithshëm Shtetëror MD


Prishtinë, 28/06/2022 - Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, shpallë:

Konkurs

Pranim i mbyllur

*Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të kategorisë së lartë dhe të mesme drejtuese në të gjithë Shërbimin Civil.

Titulli i pozitës së punës                                                          Avokat i Përgjithshëm Shtetëror

Klasa e pozitës                                                                         Drejtues i Lartë 2

Kohëzgjatja e emërimit                                                            4 Vjeçar/Godine

Koeficienti/Paga                                                                      1171,18

Nr. i kërkuar                                                                                                      1

Data e njoftimit                                                                       28/06/2022

Afati për aplikim                                                                      28/07/2022 - 04/08/2022

Institucioni                                                                              Ministria e Drejtësisë

Departamenti                                                                          Avokatura Shtetërore e Republikë së Kosovës

Divizioni

Vendi i punës                                                                          Prishtinë

Nr. i Referencës                                                                       RN00009319

 

Kodi i procedurës                                                                     RPC0003061

 

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
  • Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
  • Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
  • Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
  • Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
  • Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.

 

2.Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L- 114 për zyrtarët publik.

3.Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to: Jurist i diplomuar
  • të jetë person me kualitete të larta morale;
  • të ketë përvojën e nevojshme dhe aftësi profesionale në fushën e drejtësisë;
  • të mos jetë shkarkuar nga shërbimi civil, apo nga ndonjë funksion tjetër publik i Republikës së Kosovës për shkak të shkeljes së detyrës, apo paaftësisë për të kryer detyrën.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Së paku dhjetë (10) vite përvojë pune në punët juridike në ndonjë institucion të judikaturës, avokaturës apo në institucione tjera, duke përfshire së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese.

 

 

 

 

4.Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Mendimi strategjik;
  • Lidership;
  • Mendimi kreativ;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Orientimi kah rezultatet;

 

  • Komunikimi;
  • Menaxhimi;
  • Përshtatja;
  • Puna në ekip;
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;
  • Integriteti.

 

 

 

5.Kërkesa specifike

  • Të ketë të dhënë provimin e Jurisprudencës;
  • Kopje e certifikatës qe e zotëron gjuhën angleze ne nivelin C1, ndërsa kandidatët qe kane kryer studimet jashtë apo brenda Kosovës ne gjuhen angleze dhe qe e dëshmojnë me diplomën e studimeve te nivelit bachelor, master apo dekoratorë, nuk janë te obliguar te sjellin kopjen e certifikatës C1;

 

 

 

 

6.Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri të gjëra lidhur me fushën e përgjegjësisë së agjencisë, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil;
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.

 

 

 

 

7.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • letër motivimi;
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • deklarat me shkrim që nuk është i shkarkuar nga shërbimi civil, apo nga ndonjë funksion tjetër publik i Republikës së Kosovës për shkak të shkeljes së detyrës, apo paaftësisë për të kryer detyrën;
  • dëshmi nga institucioni që nuk ka në fuqi një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publikë në pesë vitet e fundit;
  • certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • dëshmi për dhënien e provimin të Jurisprudencës;
  • kopje e certifikatës qe e zotëron gjuhën angleze ne nivelin C1, ndërsa kandidatët qe kane kryer studimet jashtë apo brenda Kosovës ne gjuhen angleze dhe qe e dëshmojnë me diplomën e studimeve te nivelit bachelor, master apo dekoratorë, nuk janë te obliguar te sjellin kopjen e certifikatës C1;
  • si dhe çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.

 

8.Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 14/08/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

9.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

•Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë

Pyetjet në formë të esesë, njëzetë (20) pikë

Pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë, tridhjetë (30) pikë

 

•Intervista – maksimumi 50 pikë

Pyetjen për prezantim, pesëmbëdhjetë (15) pikë Pyetjet tjera të intervistës, tridhjetë e pesë (35) pikë

 

10.Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 18/09/2022, në

portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).

 

11.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

12.Mënyra e aplikimit

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

stema