Konkurs - Zyrtar i Lartë për Integrime Evropiane


Prishtinë, 12/07/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Ministria e Drejtësisë shpall:

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës                                                         Zyrtar i Lartë për Integrime Evropiane

Klasa e pozitës                                                                        Profesional 1

Koeficienti/Paga                                                   8

Nr. i kërkuar                                                                                              1

Data e njoftimit                                                                      12/07/2022

Afati për aplikim                                                                    27/07/2022 - 03/08/2022

Institucioni                                                                              Ministria e Drejtësisë

Departamenti                                                                         Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

 Divizioni

Vendi i punës                                                                          Prishtinë

Nr. i Referencës                                                                      RN00009359

Kodi                                                                                        RPC0003101

 

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Ofron mbështetje në koordinimin e procesit të integrimit evropian dhe ndihmon në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të MD-së që ndërlidhen me këtë proces; ndihmon dhe këshillon në pajtueshmërinë e prioriteteve, planeve dhe strategjive të MD-së me prioritetet që dalin nga procesi i integrimit evropian;
  • Ndihmon në monitorimin e sigurimit të kontributeve dhe zbatimin e PKZMSA-së dhe raporton tek institucionet relevante;
  • Ofron mbështetje në koordinimin e asistencës së jashtme, përfshirë asistencën e IPA-së, asistencën bilaterale dhe multilaterale në pajtueshmëri me Rregulloren për Koordinimin e Donatorëve;
  • Ofron mbështetje në organizimin, dhe/ose merr pjesë në takimet e rregullta te procesit te Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë;
  • Kryen detyra që bien në fushëveprimin e këtij Divizioni siç përcaktohet me Rregulloren e Qeverisë nr. 01/2011 për themelimin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

 

 

 

 

2.Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.

3.Kërkesat e përgjithshme formale

  • Diplomë të studimeve universitare: juridik, ekonomik apo shkenca politike, me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e

Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).

  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës..

.

 

4.Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. Njohja e gjuhës angleze.

5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

6.Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

 

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 10/08/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7.Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

 

  • 25.08.2022, Kati VIII, Nr. i Sallës 820

8.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

 

  • Të ketë njohuri në fushën e procesit të integrimit evropian ne fushën e drejtësisë;
  • Njohuri për ndihmën dhe këshillën ne pajtueshmërinë e prioriteteve, planeve dhe strategjive te Qeverise /MD-së me prioritet qe dalin nga procesi i integrimit evropiane etj.

 

9.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervist

 

10.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11.Mënyra e aplikimit

 

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

12.Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

stema