Konkurs:Udhëheqës i Sektorit të Buxhetit dhe Financave


Prishtinë, 25/07/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Ministria e Drejtësisë - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar shpall:

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Ministria e Drejtësisë - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar shpall:

 

Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

 

Titulli i pozitës së punës                                                         Udhëheqës i Sektorit të Buxhetit dhe Financave

Klasa e pozitës                                                                        Drejtues i Ulët 2

Koeficienti/Paga                                             9

Nr. i kërkuar                                                                                   1

Data e njoftimit                                                                      25/07/2022

Afati për aplikim                                                                    09/08/2022 - 16/08/2022

Institucioni                                                                              Ministria e Drejtësisë - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar

Departamenti                                                                         Drejtorati për Punë Normative Juridike dhe Administratë

Divizioni                                                                                  Sektori për Buxhet dhe Financa

Vendi i punës                                                                          Prishtinë

Nr. i Referencës                                                                      RN00009524

Kodi                                                                                        RPC0003259

 

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Menaxhon punën e gjithmbarshme të njësisë dhe ndihmon udhëheqësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave ;
  2. Menaxhon me stafin e sektorit dhe në bashkëpunim me udhëheqësin , organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar shërbime cilësore;
  3. Ndihmon udhëheqësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  4. Përgatit propozimet buxhetore dhe koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat e institucionit
  5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është bazuar në parimet e llogaridhenjes;
  6. Menaxhimi i të hyrave nga Sekuestrimet dhe Konfiskimet;
  7. Përgatit raporte sipas planit periodik mbi shpenzimet buxhetore në bazë të LMFPP;
  8. Konsolidon të dhënat në programin e BDMS në bazë të të dhënave nga linjat buxhetore të Agjencise;
  9. Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara, për punën e vetë në aspektin administrativ raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit ndersa per pune operacionale te Drejtori I Pergjithshem

 

2.Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta

 

  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.

3.Kërkesat e përgjithshme formale

 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Ekonomik, me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale.

4.Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

 

  1. Njohuri dhe përvojë substanciale lidhur me shpenzimet e parasë publike;
  2. Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative ;
  3. Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  4. Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  5. Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  6. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  7. Njohja e gjuhës shqipe apo serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze e preferuar;

 

5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

6.Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

 

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 23/08/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7.Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë

 

  • Me 31.08.2022, ora : 10:00 ne sallen e agjencis, ndertesa e ish Rilindjes, kati i 10-të

8.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë

 

  1. Njohuri të thelle të legjislacionit në fuqi, sidomos për Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive;
  2. Njohuri për ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuara;
  3. Njohuri dhe përvojë në fushën për buxhet dhe financa;
  4. Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse ne menaxhim;
  5. Shkathtësi në udhëheqje dhe menaxhim të ekipit;

 

9.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Intervist

10.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11.Mënyra e aplikimit

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

12.Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

stema