Ministrja Haxhiu mbyllë aktivitetin e saj me vizitën që i bëri Stacionit Policor në Gjilan


Prishtinë, 25/07/2022 -

Në kuadër të vizitës zyrtare në Komunën e Gjilanit, ministrja Haxhiu së bashku me kryetarin Hyseni, vizituan Stacionin Policor në Gjilan.

Temë diskutimi me zyrtarët policor ishte çështja e dhunës në familje. Gjatë këtij takimi, roli i Policisë u vlerësua si tejet i rëndësishëm në trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.

Po ashtu u theksua edhe roli që ka Strategjia dhe Plani i Veprimit Kundër Dhunës ne Familje, zbatimi i saj në bashkërendimin institucional me aktivitete dhe veprime konkrete.

Në kuadër të këtij takimi u tha se koordinimi ndërinstitucionaldo të shtrijë edhe më gjerë bashkëpunim sa i përket aktiviteteve dhe fushatës kundër dhunës në familje.

stema