Konkurs: Vozitës


Prishtinë, 05/08/2022 -

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Drejtësisë – Ministarstvo Pravde – Ministry of Justice

 

Bazuar në nenin 79, 80, 81 të Ligjit Nr. 06/L -114 per Zyrtaret Publik dhe Ligjin e Punës me Nr. 03/L-212, Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

 

K  O  N  K  U  R  S   

 

I. DEPARTAMENTI PËR FINANCA DHE SHËRBIME TË PËRGJITHSHME

1. Pozita:                                Vozitës - 1 (një) vend pune

Referenca:                             MD/ DFSHP/ 05 - 08 - 01- 2022

Koeficienti:                            5.5

Kohezgjatja e Kontratës:     Me afat të pacaktuar, periudha provuese 6 (gjashtë) muaj

I përgjigjet:                            Udhëheqësit të Divizionit për Teknologji Informative dhe                     Shërbime Logjistike

Vendi:                                    Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është i ngarkuar për drejtimin e  veturave  në punët e terrenit për nevojat e  Ministrisë se Drejtësisë;
  • Shpërndarjen e shkresave përmes postes dhe shkresave tjera për nevoja të Ministrisë se Drejtësisë;
  • Kontrollon rregullsitë e veturave, mban evidencën e servisimit dhe të regjistrimit të veturave, si dhe kontrollimit teknik te veturave;
  • Bënë kontrollimin e shpenzimit të derivateve si dhe kontrollimin e kilometrave te kaluar;
  • I dorëzon raportin me shkrim Zyrtareve kompetent lidhur me shpenzimet dhe mirëmbajtjen;
  • Kryen edhe punë dhe detyra te tjera sipas nevojave dhe kërkesave.

 

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Shkolla e mesme;
  • Patentë shoferi valit për kategorinë B;
  • Njohuri të mira të punës në mirëmbajtjen e veturave;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në punë  të ngjashme;
  • Njohja  e mirë e gjuhëve në përdorim zyrtar në Republikën e Kosovës;
  • Të mos jetë i/e dënuar për ndonjë vepër penale qe dënohet me burgim mbi 6 (gjashte) muaj;

 

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë / Divizioni për Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 8 (tetë),  Zyra Nr. 803, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel:  038 - 200 182 86 dhe 038 - 200 182 72, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 05.08.2022 gjer më datën 19.08.2022, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 (katër) ditësh, Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

stema