Konkurs: Përkthyes shqip-sërbisht
Prishtinë, 15/08/2022 - Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për
pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Ministria e Drejtësisë shpall:
Konkurs
Lëvizje brenda kategorisë
Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.
Titulli i pozitës së punës Përkthyes shqip-sërbisht
Klasa e pozitës Profesional 2
Koeficienti/Paga 7
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 08/08/2022
Afati për aplikim 23/08/2022 - 30/08/2022
Institucioni Ministria e Drejtësisë
Departamenti Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Divizioni Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Nr. i Referencës RN00009652
Kodi RPC0003380
1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuha shqipe në serbe dhe anasjelltas;
- Përkthim simulant dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas në takime të niveleve të ndryshme të Ministrisë;
- Përkthim konsekutiv ne seminare, komisione dhe takime të ndryshme etj;
- Përkthim administrativ duke i shtypur në kompjuter në formë të drejtë drejtshkrimore;
- Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të Ministrisë;
- Protokollon materialet e përkthyera në librin e regjistrit dhe i arkivon në mënyrë elektronike;
- Bashkëpunon me zyrtarët tjerë në përmbushjen sa më të suksesshme të detyrave duke u konsultuar me eprorin;
- Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme, besimeve fetare të ndryshme, kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
- Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim (teknikat e përkthimit);
- Kryen punë të tjera sipas kërkesës së eprorit;
2.Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta
- Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
- Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
- Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
- Të jetë vlerësuar të paktën 'mire' për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
- Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.
3.Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare Fakulteti i Filologjisë apo shkenca shoqërore me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
4.Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
6.Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 06/09/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
7.Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë
- 21.09.2022, ish -Ndërtesa e Rilindjes, Kati VIII, Nr. i Sallës 820
8.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë
- Të ketë njohuri në fushën e Ligjeve, Rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore në fuqi që ndërlidhen mbikëqyrjen e punës se Përkthyesëve;
- Njohuri të proceseve dhe procedurave të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme;
- Zotim i shkëlqyeshëm i gjuhëve shqipe dhe serbe;
- Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikoj;
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
9.Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
10.Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11.Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
12.Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen