Ministrja Haxhiu viziton Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, diplomojnë pesë gra në punime artizanale


Prishtinë, 19/01/2023 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të pesë grave në punimet artizanale në filigran të argjendit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Ministrja Haxhiu, tha se qëllimi parësor i institucioneve korrektuese është rehabilitimi i kryerësve të veprave penale dhe se diplomimi i këtyre grave ka për qëllimi aftësimin e tyre profesional për një të ardhme sa më të mirë.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çfarëdo ambienti ku ndodhen dhe kjo tregon që asnjëherë nuk është vonë të punohet në realizimin e ëndrrave dhe gjithnjë është e mundur që me vullnet dhe angazhim të arrihet sukses.

Ministrja Haxhiu shprehur përkushtimin e saj që në të ardhmen të ketë më shumë projekte dhe mundësi për trajnime dhe certifikime të cilat do ju dalin në ndihmë grave të këtij institucioni korrektues.

Për mbështetje në këtë fushë, ministrja Haxhiu falënderoi organizatën gjermane “HELP Kosovo” dhe drejtoreshën, Shqipe Breznica që kanë kontribuar në aftësimin e grave në fushën e filigranit.

stema