Ministrja Haxhiu u takua me homologun e saj, Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja
Prishtinë, 14/03/2023 - Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Ministrja Haxhiu, u takua me homologun e saj, Ulsi Manja.
Temë e këtij takimi, përveç diskutimit mbi të arriturat e marrëveshjeve të deritanishme, po ashtu u dakorduan për zhvillimin tutje të punimeve nga ekipet punuese për të përfunduar me nënshkrimin e Deklaratave të Reciprocitetit për fushën e profesioneve të lira.
Përveç diskutimit mbi reformën në drejtësi, po ashtu, u diskutua edhe për veprimet institucionale në raport me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, fuqizimin e strukturave antikorrupsion, si dhe ndarjen e përvojave të mira ndërmjet të dyja vendeve.