Vizitë e Ministres Haxhiu së bashku me përfaqësues nga EULEX dhe ambasadorë nga shtete anëtare të BE-së në Burgun e Sigurisë së Lartë


Prishtinë, 14/03/2023 - Në Burgun e Sigurisë së Lartë u realizua një vizitë nga Ministrja e Drejtësisë, ambasadorë të disa shteteve të respektuara, Kryetari i Komunës së Podujevës dhe përfaqësues nga EULEX-i.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të njihen nga afër me funksionimin dhe shërbimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë së lartë për të burgosurit.

Aktivitetet e tilla me partnerët ndërkombëtarë mbeten tejet të vlefshme në kuadër të bashkëpunimit konkret në një sërë çështjesh në domenin e drejtësisë në Kosovë.

stema