Edhe katër organizata që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare përfitojnë nga subvencionet e Ministrisë së Drejtësisë


Prishtinë, 03/10/2023 - Në një aktivitet ceremonial, me prezencën e ministres Haxhiu, sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Anita Kalanderi ka nënshkruar kontratat për subvencionim të katër organizatave për shërbime sociale, në vlerë prej 65.000 euro.

 

Në një aktivitet ceremonial, me prezencën e ministres Haxhiu, sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Anita Kalanderi ka nënshkruar kontratat për subvencionim të katër organizatave për shërbime sociale, në vlerë prej 65.000 euro.

Organizatat përfituese nga ky subvencion janë:

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, HandiKOS-Gjakovë, AUTIZMI, dhe Shoqata humanitare e prindërve me persona me aftësi të kufizuara mendore "Hadër".

Në janar të këtij viti kanë përfituar edhe 10 strehimore dhe 31 organizata tjera të shoqërisë civile të licencuar në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në vlerë prej 1,435.000 euro.

Buxheti total për shërbimet sociale familjare kapë vlerën 1.5 milion euro, subvencione të cilat janë destinuar për ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve sociale në tërë Republikën e Kosovës.

Në këtë ngjarje, ministrja Haxhiu tha se ndjehem jashtëzakonisht mirë, që kemi arritur të ndajmë fondin prej 1.5 milion euro për subvencionimin e projekteve përmes së cilave ofrohet mbrojtja dhe shërbimi social e familjar.

stema