Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka marrë pjesë në Punëtorinë për Arbitrazhin e Investimeve (ISDS)
Prishtinë, 10/11/2023 -
Para të pranishmëve, zëvendësministri Qorrolli tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në inkurajimin e qytetarëve dhe bizneseve për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve.
Në këtë kuptim, zëvendësministri Qorrolli tha se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkretë për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve duke përmendur kështu Ligjin për Gjykatën Komerciale, i cili është materializuar me ngritjen e Gjykatës Komerciale dhe i jep kësaj të fundit kompetencë t’i zhvillojë me prioritet procedurat e arbitrazhit.
Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se mbetet akoma të punohet për avancimin e rolit dhe ruajtjen e imazhit të arbitrazhin në vendin tonë.
Punëtoria e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe GIZ-i Gjerman, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të diskutohet për fazat e arbitrazhit të investimeve dhe procedurat.