Ministrja Haxhiu takohet me kryesuesin e KGJK-së, Albert Zogaj


Prishtinë, 15/11/2023 - Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu është takuar sot me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, në të cilin takim është diskutuar për reformën në drejtësi, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raportin për vendin e po ashtu reforma në administratën e sistemit të drejtësisë dhe për veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e Gjykatës Administrative.

Ministrja Haxhiu dhe kryesuesi Zogaj, diskutuan edhe për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore” dhe rolin proaktiv në parandalim.

Në takim është dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit institucional rreth reformës në drejtësi.

stema