Kuvendi miratoi versionin e ri të Projektligjit për Këshillin Prokurorial
Prishtinë, 07/03/2024 - Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sponzorizues i së cilit është Ministria e Drejtësisë.
Versioni i ri i këtij projektligji parasheh ndryshime të rëndësishme përmes të cilave synohet, llogaridhënie më e madhe, pavarësi funksionale të KPK-së dhe rezultate për të gjithë sistemin
Po ashtu përmes këtij projektligji janë paraparë ndryshime në përbërjen e KPK-së, në kuptim të arritjes së bilancit të përbërjes me anëtarë prokurorë dhe jo prokurorë.
Pas miratimit sot në parim të Projektligjit, Komisioni për Legjislacion do t’i adresojë rekomandimet të cilat kanë dalur nga seanca e Komisionit të Venecias më 15 dhjetor 2023 dhe opinioni i publikuar po këtë muaj.