Ministrja Haxhiu pret në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës


Prishtinë, 29/03/2024 - Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë z. Grégoire Cuvelier.

Gjatë takimit, ministrja Haxhiu e njoftoi ambasadorin Cuvelier për të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e drejtësisë, rezultatet e prioriteteve dhe përkushtimin tutje për adresimin e prioriteteve.

Së bashku, ministra Haxhiu dhe ambasadori Cuvelier diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet gjyqësore dhe marrëveshjet e përbashkëta, reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe adresimin e krimeve të luftës.

Tutje ministrja Haxhiu falënderoi ambasadorin Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës në shtet ndërtimin e Kosovës dhe gjithashtu, në forcimin e sundimit të ligjit, mes tjerash.

Fokus të veçantë në diskutim kishte parandalimi dhe adresimi i dhunës në familje dhe mbrojtja e viktimave, me c’rast u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje tutje në adresimin e fenomenit të tillë.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Cuvelier, u dakorduan gjithashtu për zhvillimin e negociatave lidhur me finalizimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimin në çështjet tjera në interes të të dyja vendeve.

stema