Projektligji për realizimin e të drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor drejt finalizimit


Prishtinë, 14/05/2024 - Është takuar grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë me përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial, Oda e Avokatëve, Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, me ç’rast u prezantua dhe diskutua projektligji për realizimin e të drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli theksoi se me anë të këtij Projektligji po arrihet jetësimi i të drejtës kushtutese për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor dhe po ju ofrohen qytetarëve të Republikës së Kosovës mjete efektive juridike dhe zgjidhje për vonesat në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore përfshirë kërkesën për përshpejtim të procedurës dhe kërkesën për kompensim të drejtë të dëmit.

Ndërsa, kryesuesja e këtij grupi punues nga Ministria e Drejtësisë, znj. Albulena Uka shtoi se ky projektligj është hartuar duke marrë për bazë standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe praktikat më të mira evropiane.

Projektligji është në finalizim e sipër nga grupi punues dhe së shpejti do të procedohet në konsultime.

stema