Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros


Prishtinë, 07/06/2024 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros me të cilin ka diskutuar për sundimin e ligjit, bashkëpunimin dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.

Në takim, ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rezultatet e deritanishme në fushën e sundimit të ligjit me theks luftën kundër korrupsionit duke përfshirë këtu Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Strategjinë kundër Korrupsionit, reformën në drejtësi, pastaj adresimin dhe parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës mbi bazë gjinore, por edhe drejtësinë tranzicionale.

Ministrja Haxhiu falenderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në fushën e sundimit të ligjit si dhe premtoi vazhdimësi të bashkëpunimit. 

Ndërsa shefi i UNDP-së, Nuno Queiros theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, antikorrupsion dhe dhunës në familje.

stema