Hapet Java e Ndihmës Judirike Falas, rriten shërbimet falas


Prishtinë, 10/06/2024 - Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka marrë pjesë në hapjen e Javës së Ndihmës Juridike Falas.

Para të pranishmëve, zëvendësministri Sallahu tha se që nga marrja e mandatit qevërisës, kishim një qëllim të përbashkët, të bëjmë Reformën në Sistemin e Drejtësisë, të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe të përmirësojmë shërbimet dhe qasjen ë qytetarëve në drejtësi. 

Në këtë kontekst, Sallahu tha se që nga viti 2021 deri në prill 2024, ANJF ka ofruar ndihmë juridike falas për 18 mijë 976 qytetarë.

Tutje Zëvendësministri Sallahu tregoi se janë në rritje numri shërbimeve të ofruara falas, duke treguar se vetëm gjatë vitit 2023 kanë marrë shërbime 2 mijë e 890 gra dhe 868 qytetarëve nga komunitetet jo shumicë. 

Zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë shumë shpejt do ta procedoj në Qeveri koncept dokumentin që i hap rrugë Ligjit për Ndihmën Juridike Falas si dhe është në proces të hapjes së shtatë zyrave të reja mobile në: Podujevë, Klinë, Vushtrri, Lipjan, Viti, Shtime, Kaçanik dhe Han i Elezit që do të shërbejnë për qyetetarët gjithandej vendit.

stema