Vazhdon punëtoria për hartimin e Projektkodit të Procedurës Civile si dhe Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit
Prishtinë, 09/07/2024 - Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot merr pjesë në vazhdimin e punëtorive për hartimin e Projektkodit të Procedurës Civile si dhe Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku po merr pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj.
Zevendesministri Sallahu, ndër të tjera theksoi se meqë dispozitat procedurale të Kodit të Procedurës Civile i zbatojnë dispozitat materiale te Kodit Civil, është me rëndësi të hyjnë në fuqi në të njëjtën ditë, ashtu që së bashku të mundësojnë rritjen e efiskasitetit dhe efiktivitetit të zgjidhjes së lëndëve në njërën anë dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve në procedurë në anën tjetër.
Punimet janë duke u zhvilluar në Tiranë, me ç'rast grupin punues e ka vizituar edhe gjyqtarja Valdete Hoxha, Kryetare në Detyrë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Shqipëri.
Kjo punëtori ka filluar dje dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.