Ministrja Haxhiu u takua me udhëheqësen e zyrës së UN Women në Kosovë, znj. Vlora Tuzi Nushi


Prishtinë, 01/08/2024 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim  udhëheqësen e zyrës së UN Women në Kosovë, znj. Vlora Tuzi Nushi.

Gjatë takimit është diskutuar për mundesitë e bashkëpunimit në realizimin e aktiviteteve me ndjeshmëri gjinore që dalin nga Strategjia për Drejtësi Tranzicionale si dhe veprimet që ndërlidhen me zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.

Zhvillimi i projekteve për përfshirjen e ndjeshmërisë gjinore në ndërtimin e politikave është një komponentë e veçantë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si garancë për të quar përpara partneritetin mes Ministrisë së Drejtësisë dhe UN Women.

stema