Kryeministrit Kurti dhe Ministrja Haxhiu përurojnë objektin e ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë


Prishtinë, 16/08/2024 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Gjykatës Themelore të Gjakovës.

Pas prerjes së shiritit nga kryeministri Kurti, ministrja Haxhiu dhe kryetarit i Gjykatës Nikollë Komani, u fol për rëndësinë e këtij objekti dhe kushtet që do tu ofrohen gjyqtarëve.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se ndërtimin i kësaj Gjykate paraqet një shtyllë tejet të rëndësishme e të vlefshme të shtetit të së drejtës dhe shtetndërtimit demokratik të Republikës së Kosovës.

Tutje kryeministri Kurti tha se bashkë me ministren e Drejtësisë u mirëpritëm nga kryetari Nikollë Komani, i cili paraqiti hapësirat e reja, të kësaj Gjykate, ku secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë, ndërkaq dy bashkëpunëtorë profesionistë, e kanë një zyrë.

Kryeministri Kurti tha se kjo ndërtesë e nisur në vitin 2015, është zvarritur tepër gjatë.

Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, me investime afër dy milionë euro dhe ja e përuruam më në fund këtë ndërtesë që shënon një epokë të re për drejtësinë në rajonin e Gjakovës dhe sigurisht që u themi punë të mbarë e gëzuar gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesionist, stafit këtu në përgjithësi në Gjykatën Themelore të Gjakovës dhe të gjithë qytetarëve.

stema