Ministrja Haxhiu mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Medica Gjakova "Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur"


Prishtinë, 13/09/2024 - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga Medica Gjakova, ku është lansuar studimi i ri që trajton ndikimin dhe pasojat e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në panelin e diskutimit me temën “Nga studimi në veprim: Reflektime kritike mbi kërkimin për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimi i të mbijetuarave", ku morën pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile, psikologë e hulumtues, ministrja Haxhiu theksoi se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjik, gjithpërfshirës dhe me ndjeshmëri gjinore.

"Aktivitete dhe veprime konkrete parashihen në këtë Strategji të cilat do të angazhohemi t’i realizojmë", tha Haxhiu.

Gjatë kësaj konference po ashtu u diskutua rreth veprimeve institucionale që janë ndërmarrë për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, përfshirë punën e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale si dhe hapat dhe nevojat për avancimin e mbështetjes dhe ndihmën që duhet të ofrohet për të mbijetuarit e dhunë seksuale.

stema