Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar
Mandati:
Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtare udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit i cili siguron procedimin e të gjitha kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare në çështje të cilat janë në fushëveprimin e përgjegjësive të tij si më poshtë:
- Hartimin, negocimin dhe arritjen e lidhjes së marrëveshjeve bilaterale në mes Kosovës dhe shteteve të huaja sa i përket bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile;
- Propozimin dhe përgatitjen për nënshkrim të konventave ndërkombëtare qe i përkasin fushës se bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ne çështjet penale dhe civile;
- Propozon dhe ofron mbështetje në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar lidhur me fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile;
- Kryen hulumtime ligjore ne çështjet e politikave ligjore që kanë të bëjnë me ligjin e zbatueshëm në Kosovë lidhur me fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile;
- Autoritet Qendror për territorin e Republikës së Kosovës lidhur me përfaqësimin e autoriteteve gjyqësore dhe prokuroriale në raport me shtetet e huaja;
- Shqyrtimin dhe procedimin e të gjitha llojeve të kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare, në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi;
- Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me Gjykata, Prokurori, Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës; Ambasadat dhe konsullatat e Kosovës ne botë; Ambasadat dhe Zyrat ndërlidhëse të shteteve të huaja në Kosovë; Interpol, Konferencën e Hagës mbi të drejtën ndërkombëtare private dhe Autoritetet Qendrore në shtetet tjera për fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe civile;
- Harton memorandume dhe ofron mbështetje në përgatitjen e dokumentacionit për procedurat e ekstradimit, të transferimit ndër-shtetëror të personave të dënuar, të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve, etj.;
- Autoritet Qendror për territorin e Republikës së Kosovës për shqyrtimin dhe procedimin e rasteve të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve në përputhje me Ligjin për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës;
- Këshillon Ministrin e Drejtësisë lidhur me zhvillimin e politikave qe i përkasin bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
- Kryen çdo detyrë tjetër që përfshihet në mandatin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.
Kontakti:
Tel: +383/ 038 200 67 110
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VII, Zyra 717
Prishtinë, Kosovë