Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit
BAZA LIGJORE DHE PËRGJEGJËSITË E DEPARTAMENTIT PËR DREJTËSI TRANZICIONALE DHE MBËSHTETJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT
Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit është strukturë e re organizative dhe administrative në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Mandati i Departamentit është përcaktuar me Nenin 12/A, të Rregullores (QRK) Nr.12/2018.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit:
- Propozon politika dhe akte normative që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë tranzicionale;
- Ofron mbështetje në mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës të kryera në Kosovë deri më 10 qershor 1999;
- Ofron mbështetje në identifikimin, dokumentimin dhe vlerësimin e dëmeve të luftës;
- Propozon politika dhe akte normative për statusin dhe trajtimin e viktimave të luftës;
- Në bashkëpunim me Departamentin Ligjor, propozon dhe mbështet veprime ligjore që kanë të bëjnë me krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe që nuk janë të natyrës penale;
- Mbështet bashkëpunimin dhe bashkërendimin e institucioneve në fushën e krimeve të luftës brenda kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë;
- Shqyrton kërkesat e viktimave të krimit për kompensim;
- Ofron mbështetjen e nevojshme administrative dhe teknike komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.
- Evidenton kërkesat duke bërë regjistrimin e tyre në regjistrin e veçantë për kompensimin e viktimave sipas radhitjes numerike dhe për këtë e njofton Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit
Rregullorja (QRK) Nr.12/2018 ka definuar mandatin e DDTMVK-it, por që ky mandat obligon zbatimin e parimeve Kushtetuese për të Drejtat e Njeriut e të Pakicave, si dhe ligjeve e akteve tjera normative që rregullojnë mbështetjen për viktimat e krimit, të drejtat e viktimave, jo diskriminimin etj.
Departamenti për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit përbëhet nga dy Divizione, Divizioni për Drejtësi Tranzicionale dhe Divizioni për Mbështetje të Viktimave të Krimit.
Divizioni për Drejtësi Tranzicionale
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Drejtësi Tranzicionale janë:
- Identifikon, propozon dhe analizon politikat për fushën e drejtësisë tranzicionale;
- Asiston në hartimin e akteve ligjore, dokumenteve politike dhe strategjike në fushën e drejtësisë tranzicionale; .
- Themelon dhe mirëmban bazën e të dhënave për dokumentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës;
- Mbledh nga institucionet publike dhe qytetarët të dhënat për dëmet e luftës;
- Koordinon procesin e vlerësimit financiar të dëmeve të luftës;
- Në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe Avokaturën Shtetërore propozon politika dhe akte normative dhe mbështet veprimet ligjore lidhur me krimet dhe dëmet e luftës që nuk janë të natyrës penale.
- Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale raporton Udhëheqësi i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.
Divizioni për Mbështetjen e Viktimave të Krimit
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit janë:
- siguron formularët për parashtrimin e kërkesës për kompensim dhe udhëzimet tjera të nevojshme për të gjitha situatat vendore dhe ndërkufitare;
- informon parashtruesit e kërkesës për kushtet formale dhe materiale që duhen plotësuar për të parashtruar kërkesën për kompensim;
- pranon kërkesat e parashtruara për kompensimin e viktimave të krimit, bashke me dokumentacionin përkatës të bashkangjitur në kërkesë;
- evidenton kërkesat duke bërë regjistrimin e tyre në regjistrin e veçantë për kompensimin e viktimave sipas radhitjes numerike;
- njofton parashtruesin e kërkesës për pranimin e kërkesës për kompensim dhe numrin e referencës;
- krijon bazën e të dhënave për të gjitha kërkesat e parashtruara dhe vendimet përkatëse si dhe bënë arkivimin e dosjeve të kompletuara;
- verifikon dokumentet e bashkëngjitura për kompensim dhe bënë vlerësimin paraprak të kritereve të parashtruesit për kompensim;
- kompleton dosjen dhe bënë shqyrtimin paraprak të kërkesës së parashtruar dhe përcjell kërkesën tek Komisioni për kompensimin e viktimave;
- njofton parashtruesin e kërkesës apo autoritetin e huaj për vendimin e Komisionit;
- informon Komisionin për çfarëdo kërkese dhe për komunikimin me viktimën apo autoritetin e huaj;
- informon publikun dhe viktimat e krimit për të drejtën në kompensim; dhe
- ofron mbështetje administrative dhe teknike për Komisionin për Kompensimin e Viktimave të krimit.
- Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.
Drejtor i Departamentit për Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit:
Z. Ilir Gutaj
Kontakti:
Email: ilir.gutaj@rks-gov.net
Tel: +383/ 038 200 67 142
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)
Kati 10, Zyra nr.1021
Prishtinë, Kosovë