Divizioni për Koordinim të PMJMFPAPPDhS

Divizioni për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara është themeluar përmes ndryshimit të Rregullores për Organizim të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë (REGULLORE QRK – NR. 12/2018 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES QRK – NR. 31/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM TË MINISTRISË SË DREJTËSISË, tutje Rregullore QRK 12/2018) e cila është aprovuar në mbledhjen e 59-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Vendim nr. 06/59 të datës 31.07.2018.

Themelimi i këtij Divizioni është si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga Neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të cilat rrjedhin nga Rregullore QRK 12/2018) janë:

1.1. koordinon dhe përkujdeset për realizimin e udhëtimeve për vizitë të anëtarëve të ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara (në tekstin e mëtejmë: anëtarëve të ngushtë të familjes);

1.2.vendos për kërkesën e palës për kompensimin e udhëtimit për vizitë të anëtarëve të ngushtë të familjes;

1.3.përkujdeset për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe rezervimin e hotelit sipas kërkesës së anëtarëve të ngushtë të familjes;

1.4.proceson lëndët për pagesë sipas kërkesave të parashtruara;

1.5. menaxhon kontratën për ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara;

1.6. mban regjistrin e personave të akuzuar dhe listën e anëtarëve të ngushtë të familjes së tyre si dhe ruan dhe trajton këto të dhëna sipas legjislacionit në fuqi për të mbrojtjen e të dhënave personale

1.7. menaxhon procesin e kompensimit të personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, të shpallur të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm;

 

Struktura e Divizionit ka këtë përbërje:

Driton Lajçi – Udhëheqës i Divizionit

Albina Lleshi – Zyrtare

Rilind Berisha – Zyrtar

Shemsi Maksuti – Zyrtar

Vegzat

stema