Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar

Ministria e Drejtësisë në kuadër të angazhimeve të saja për përmbushjen e aktiviteteve në zbatimin e Ligjit Nr.03/L-141, për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ka themeluar Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, e cila  është Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Pasi identifikimit të çështjeve të rëndësishme  dhe konkrete me qëllim të ngritjes së efektivitetit dhe efikasitetit në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar është bërë plotësim ndryshimi i Ligjit Nr.03/L-141 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, me Ligjin Nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Nr.12/14 prill 2016, Prishtinë), i cili e përcakton Agjencinë si organ qendror i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Misioni Ynë

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar si mision ka bashkëpunimin me organet e drejtësisë, në mënyrë që ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin në Republikën e Kosovës, duke kryer funksionet e saja me qëllim që të ofrojë administrim të leverdishëm dhe profesional të pasurisë dhe të zhvilloj këto funksione me integritet dhe transparencë . Objektivi kryesor i Agjencisë është të bëhet qendër profesionale në administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.


Përbërja e Agjencisë

Struktura organizative e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar është e përcaktuar  me  Rregulloren QRK-NR.31/2013 Për Organizimin e Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, dhe atë si vijon:

1.    Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm;

2.    Drejtoratet;


a.    Drejtorati i Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar me sektorët përkatës;


b.    Drejtorati për Punë Normativo Juridike dhe Administratë me sektorët përkatës.  


   
Funksionet e Agjencisë

 

Në kuadër të drejtave dhe detyrave të parapara me ligj, Agjencia kryen këto funksione:


·    Administron me pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar të përdorura për, apo të përfituara nga vepra penale, përfshirë pasurinë e terrorizmit, me përjashtim të pasurisë së konfiskuar për realizimin dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore;


·    ekzekuton urdhrin e gjykatës për masën e përkohshme për sigurimin e pasurisë, sipas legjislacionit në fuqi;


·    ekzekuton aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës, sipas legjislacionit në fuqi, mund të bëjë shitjen e sendeve duke derdhur të ardhurat e grumbulluara nga shitja në buxhetin e Kosovës ose dorëzimin e pasurive për shfrytëzim nga Qeveria;


·    bën vlerësimin e vlerës së pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, si dhe përcakton mënyrën e ruajtjes së kësaj pasurie;


·    mbanë evidencat për pasurinë të cilën e administron dhe për vendimet gjyqësore në të cilat është vendosur për pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar;


·    përcakton mënyrën e ruajtjes së vlerës së pasurisë nën administrim;


·   merr pjesë në ofrimin e ndihmës juridike ndërkombëtare për të gjitha rastet që përfshijnë pasurinë e sekuestruar dhe konfiskuar, duke administruar pasurinë e sekuestruar apo konfiskuar në bazë të kërkesës së bërë nga një shtet tjetër;


·    mundëson shitjen e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, sipas vendimit të gjykatës kompetente;


·    administron të dhënat lidhur me pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar në një sistem të centralizuar kompjuterik;


·    ofron këshilla për Prokurorinë, Gjykatën dhe institucionet tjera mbi natyrën specifike të procesit të administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me qëllim të ofrimit të ndihmës për planifikimin sekuestrimeve, apo konfiskimeve të mundshme;


·    lidhë Memorandume të Bashkëpunimit me organet partnere dhe institucionet relevante për t’u dakorduar për marrëdhëniet dhe përgjegjësitë, si dhe për të rritur performancën , në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

 

Agjencia është e përkushtuar në  zbatimin e objektivave dhe veprimeve që dalin nga Ligji.

 

 
Drejtor i Përgjithshëm
Rrahim Rama

Tel: +381 (0) 38 / 200-18-100
       +381 (0) 38/ 200-18-089
E-mailrrahim.rama@rks-gov.net
Adresa: Ndërtesa e Re e Qeverisë
                 (Ish Ndërtesa e Rilindjes)
                 Kati X, Zyra nr. 1019
                10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 

Ikona Emertimi Viti
LIGJI Nr. 05/L-049 PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR DHE TЁ KONFISKUAR 14/04/2016
Shpallje 20/05/2015
Oragnizimi 25/04/2012