Databaza për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Dhuna në familje është një fenomen i vjetër në shoqëri, e cila mund të haset kudo në botë, prek gjithë shoqërinë njerëzore dhe është e shtrirë në të gjitha nivelet sociale, ku nuk bënë përjashtim as Republika e Kosovës. Dhuna është mjaftë specifike dhe paraqitet në forma të ndryshme, prandaj është e nevojshme që të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe me shumë seriozitet nga institucionet përkatëse.

Me qëllim të evidentimit të rasteve të dhunës, nga marsi i vitit 2020, Ministria e Drejtësisë ka në pronësi databazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, e cila në të kaluarën është mbështetur nga zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementuar nga zyra e UN Women në Kosovë.

Ky sistem është krijuar që të funksionojë si bazë e integruar e të dhënave nga 6 institucione që ofrojnë shërbime në rastet e dhunës në familje, siç janë:

Policia, Prokuroritë, Gjykatat, Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e viktimave dhe Strehimoret.

Ministria e Drejtësisë, me vetiniciativë do të ofrojë statistika mujore nga kjo databazë të cilat mund t’i gjeni në linçet e më poshtme.

Numri PA PAGESË 080010010 që shërben për mbështetjen e punësimit të grave viktima të dhunës në familje.

Vegzat

stema