Departamenti për Mjekësi ligjore

Historiku

Shërbimet Mjeko-Ligjore në territorin e Kosovës kanë filluar të ofrohen në vitin 1963, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës (Shërbimit të Anatomisë dhe Patologjisë). Në vitet e hershme të 70-tave, ky shërbim është transformuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në vitin 2002, është krijuar Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore në kuadër të ish-Departamentit të Drejtësisë, e cila ka funksionuar paralel me Institutin e Mjekësisë Ligjore deri në vitin 2009. Në vitin 2009, është themeluar Departamenti I Mjekësisë Ligjore, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë duke unifikuar ish-Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore është themeluar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në bazë të Ligjit Nr.03/L-137 dhe fushëveprimi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore është rregulluar me Ligjin Nr.03/L-187;

Misioni

Departamenti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira Europiane për të siguruar shërbime mjeko ligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.

Synimet dhe Objektivat

Departamenti i Mjekësisë Ligjore ofron shërbime profesionale mjeko-ligjore sipas standardeve europiane pa dallim race, gjinie dhe religjioni. Akreditimi I laboratoreve mjeko-ligjore sipas standardeve Europiane (ISO), është objektivi prioritar I Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Laboratori Gjenetik I ADN-së mbetet si synim qeveritar që do ndihmonte ne procesin e identifikimeve antropologjike dhe shërbimeve tjera mjeko-ligjore.

Ngritja e kapaciteteve lokale dhe profesionale mjeko-ligjore mbetet ndër objektivat prioritare, si përgjegjësi e Divizionit për Hulumtime dhe Ngritjen e Kapaciteteve. Objektivat e Departamentit të Mjekësisë Ligjore për anëtarësim në Institucionet profesionale, shkencore dhe akademike europiane si Këshilli Europian për Mjekësi Ligjore (ECLM) dhe Rrjetin Evropian të Shkencave Forenzike (ENFS), priten të bëhen realitet në një periudhë të afërme kohore. Departamenti i Mjekësisë Ligjore është pjesë e organizmave ndërkombëtare dhe zhvillon bashkëpunim të ngushtë me Akademin Ballkanike te Shkencave Forenzike (BAFS), Akademin Mesdhetare të Shkencave Forenzike (MAFS), Akademin
Ndërkombëtare të Mjekësisë Ligjore (IALM) dhe Akademin Euroaziatike të Shkencave Forenzike Mjeko-Ligjore (EAFMS).

Struktura Organizative e Departamentit për Mjekësi Ligjore

Departamenti I Mjekësisë Ligjore përbëhet nga këto divizione:
1. Divizioni për Mjekësi Ligjore;
2. Divizioni për Hulumtime dhe Ndërtimin e kapaciteteve;
3. Divizioni për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje;
Në kuadër të Divizionit për Mjekësi Ligjore funksionojnë sektorët:
1.1. Sektori i Hetimit Mjekesor te Vdekjes, Autopsisë, Ekzaminimit Klinik dhe Sigurimit te Kualitetit;
1.2. Sektori i Laboratorëve Mjeko-Ligjore;

Në kuadër të Divizionit për Hulumtime dhe Ndërtimin e Kapaciteteve, Shërbime të Përgjithshme dhe Logjistike funksionojnë sektorët:

2.1 Sektori i trajnimeve dhe specializimeve mjeko-ligjore;
2.2 Sektori për Akreditim, Certifikim, Hulumtime dhe Statistikë;
3.2 Sektori për Punë të Përgjithshme dhe Logjistike;

Në kuadër të Divizionit për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje funksionojnë sektorët:

3.1. Sektori për Antropologji dhe Arkeologji Mjeko-Ligjore, Hulumtim, Zhvarrosje, Identifikim, Koordinim e Përkrahje;
3.2. Sektori për mbështetjen e familjeve, mbështetjen Psiko-Sociale dhe Ndërlidhje;

Detyrat dhe Përgjegjësit

Të gjitha ekzaminimet mjekoligjore kryhen në lokalet e Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe kryhen nga specialisti (ekspert) i certifikuar mjekoligjor.

Detyrat e Departamentit të Mjekësisë Ligjore përfshijnë, mirpo nuk kufizohen në mbajtjen e të drejtës për të siguruar ekspertizë mjekoligjore për organet publike, për të udhëhequr hetimet mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, për të kryer ekshumime (zhvarrosje), për të kryer inspektime post-mortem(pas vdekjes) dhe autopsi, ekzaminimin e viktimave që kanë pësuar nga veprat penale kundër jetës dhe trupit, përcaktimin e seksit (gjinisë), racës, gjatësisë, moshës, dhe shkakun e vdekjes të mbetjeve mortore të një personi të pa identifikuar kurdoherë që është e mundur, kryerjen e autopsisë dhe/ose profilit antropologjiko biologjik dhe lëshon raport të autopsis në raste të zbulimit të mbetjeve mortore, mbajtjen e të drejtës eksluzive për koordiniminin dhe udhëheqjen e ekzaminimeve klinike për viktima, dëshmitar dhe autorët e mundshëm(supozuar) të krimit kundër integritetit seksual, kërkimin e dokumenteve mjekësore që kanë të bëjnë me viktimën dhe/ose pandehurin për krimet kundër jetës dhe trupit, mbledh ose ekzaminon dëshmitë e gjetura nga viktimat, dëshmitarët, apo të pandehurit e krimeve kundër integritetit seksual dhe veprave penale kundër jetës dhe trupit, bazuar në Kodin Penal të Kosovës.

Vendndodhja

Departamenti për Mjekësi Ligjore është i vendosur në Prishtinë, te Rrethi i Spitalit (QKUK), afër Ndërtesës së Emergjencës së Psikiatrisë;


 

 

Udhëheqës i Departamentit të Mjekësisë Ligjore 

Z. Arsim Gërxhaliu

 

Kontakti:
Email: Arsim.Gerxhaliu@ks-gov.net
Tel: 038/200-18-555
Rrethi i Spitalit – MD/DML
10000 Prishtinë