Departamenti Ligjor
BAZA LIGJORE DHE PËRGJEGJËSITË E DEPARTAMENTIT LIGJOR
Departamenti Ligjor si njësi organizative e Ministrisë së Drejtësisë duke u bazuar në kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë të përcaktuara me Rregulloren (QRK) Nr. 05/2020 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (Shtojca 3), Rregulloren (QRK)-Nr. 31/2013 për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren (QRK)-Nr. 12/2018, Rregulloren Nr. 09/2011 për Punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar si dhe aktet tjera përkatëse, ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive, nga fushëveprimtaria e Ministrisë;
2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar, nga fushëveprimtaria e Ministrisë;
3. Siguron përputhshmërinë e legjislacionit të propozuar nga Ministria me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acquis), me Kushtetutën dhe me ligjet eaplikueshme në Republikën e Kosovës;
4. Ofron rekomandime dhe këshilla ligjore për strukturat e Ministrisë, sipas kërkesës;
5. Bashkëpunon me Avokaturën Shtetërore në përfaqësimin e Qeverisë si dhe autoriteteve tjera publike në procedurat gjyqësore;
6. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve dhe të dokumenteve tjera, sipas kërkesës;
7. Ofron komente për institucionet tjera qeveritare në fazën e konsultimeve paraprake për të siguruar nëse propozim - aktet përmbajnë rekomandime për krijimin apo ndryshimin e dispozitave ndëshkimore/penale;
8. Jep opinione ligjore sipas kërkesës së palëve për legjislacionin nga fushëveprimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Departamenti Ligjor i Ministrisë së Drejtësisë përbëhet nga Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit dhe Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
Drejtor i Departamentit Ligjor:
Znj. Feride Podvorica
Kontakti:
E-mail: feride.podvorica@rks-gov.net
Tel: +383/ 038200 67 082
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)
Kati VII, Zyra nr.704, Prishtinë, Kosovë.