Avokatura Shtetërore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Avokaturës Shtetërore janë:
i. Përfaqësimi i Ministrisë, Qeverisë dhe entiteteve tjera pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative;
ii. Hartimi i parashtresave ligjore, memorandumeve dhe ndonjë dokumenti tjetër që kërkohet në lidhje me përfaqësimin gjyqësor që përfshinë Qeverinë e Kosovës;
iii. Përfaqësimi i Ministrisë dhe entitetet tjera që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës në ndërmjetësim si dhe procedura të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve alternative, brenda limitit të autoritetit të deleguar;
iv. Përgatitja e këshillave ligjore, rekomandimeve, vendimeve, udhëzimeve dhe opinioneve brenda fushëveprimit të Ministrisë;
v. Përcjellja, shqyrtimi dhe analizimi i dispozitave ligjore në lidhje me përfaqësimin gjyqësor për përcaktimin e pengesave normative dhe administrative si dhe propozimit të masave për eliminimin e tyre;
vi. Bashkëpunimi me të gjitha palët që janë subjekt në procedurë gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësorë.
Avokat i Përgjithshëm Shtetëror, Avokatura Shtetërore
Tel: +383/ 03820018234