Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

∙ Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme dhe Financa, janë: 

 

Përkrah dhe mbështet Sekretarin e Përgjithshëm në zbatimin e të gjitha politikave të veprimit, të strategjive dhe të dokumenteve të tjera, duke siguruar konsultim dhe bashkëpunim brenda departamenteve të tjera të Ministrisë dhe institucioneve;


Menaxhon dhe mirëmban informatat për Burimet Njerëzore të Ministrisë, gjithashtu ofron këshilla për krijimin dhe zbatimin e politikave specifike të veprimit si dhe të rregullave dhe procedurave përkatëse me qëllim të funksionimit të papenguar të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, si dhe siguron që funksionet e besuara janë duke u përmbushur (duke përfshirë stafin e duhur, menaxhimin efektiv te resurseve te Departamentit te dedikuara nga Buxheti i MD-se);


Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet e Divizioneve duke përfshirë Buxhetin, Burimet Njerëzore dhe Shërbimet e Përgjithshme, si dhe planifikimin e Burimeve Njerëzore dhe trajnimin e tyre;


Ndihmon në përgatitjen e planifikimit të buxhetit për Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme dhe Kabinetin e Ministrit;

Përkujdeset për zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve të cilat rregullojnë lëmin e buxhetit dhe financave dhe burimeve njerëzore;


I ‘u ofron ndihme dhe i ‘u siguron mbështetje logjistike dhe administrative departamenteve të tjera funksionale, si dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura dhe koordinimin e çështjeve administrative brenda Departamentit dhe në raport me departamentet e tjera të Ministrisë;


Kontribuon në zhvillimin dhe në arritjen e standardeve cilësore të administrimit dhe të veprimtarisë së përgjithshme të Ministrisë, me qellim të përmbushjes së strategjisë së gjithmbarshme.


Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet, si në vijim:

Divizioni për Burime Njerëzore;
Divizioni për Buxhet dhe Financa;
Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike.

 

Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Z. Bahri BEQIRI


Kontakti;
E-mail:Bahri.Beqiri@rks-gov.net 
Tel: +383/ 038-200- 67 050
Mobil: 045-203 - 012
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ish Pallati “Rilindja” Kati i tetë (VIII-të)
P r i sh t i n ë

Vegzat

stema