Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
Në mbështetje të Rregullores së Qeverisë së Republikës sëKosovës Nr. 01/2011 për themelimin e Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (Departamenti), dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi,Ministria e Drejtësisë (MD), ka themeluar këtë Departament, detyrat dhe pergjegjesitëe të cilit janë, si në vijim:
1) Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit Europian që bien në fushëveprim të MD-së;
2) Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të parashtruara nga ana e Komisionit Evropian; 3) Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit në fushëveprim të MD-së me atë të Acquis të BE-së;
4) Koordinon aktivitetet e MD-së për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Antarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian dhe fondet tjera;
5) Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Europian, për fushëveprimtarinë e MD-së.
Departamenti përbëhet prej dy Divizioneve:
Projektet
Drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
Z. Lulzim Beqiri
Email: lulzim.beqiri@rks-gov.net;
Tel.: +383\ 38 200-67 130
Adresa: Ministria e Drejtësisë: www.md-ks.org
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra nr. 817/A
10000Prishtinë,
Kosovë