Divizioni i Prokurimit


•    Divizioni i Prokurimit aktivitetin e vetë e zhvillon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

•    Është përgjegjës për kryerjen e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të të gjitha Departamenteve dhe Njësive të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas organogramit më të ri të Ministrisë së Drejtësisë, ky divizion  përbehet prej  tre zyrtarëve të prokurimit.

•     Procedurat e prokurimit departamenti është i obliguar që t’i zhvilloj në harmoni me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës, LIGJI NR. 05/068 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-237.

•     Është përgjegjës për zhvillimin e aktivitetit të prokurimit në të gjitha fazat e prokurimit, duke filluar nga arritja e kërkesës deri në realizimin (përmbushjen) e plotë të kontratës.

•    Bashkëpunon ngushtë me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Agjencionin e Prokurimit Publik. 

•    Sipas organogramit më të ri të Ministrisë së Drejtësisë, ky divizion  në përbërjen e tij ka  tre zyrtarëve të prokurimit.

 

1.    Valon Grashtica – Zyrtar i prokurimit, Emaili: valon.grashtica@rks-gov.net;
2.    Teuta Kryeziu -Zyrtare e prokurimit, Emaili: teuta s.kryeziu@rks-gov.net;
 

 


Zv. Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit

Batisha Ibrahimi,

Email: batisha.ibrahimi@rks-gov.net
Tel: +383 (0) 38 200 67 030
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 819
Prishtinë, Kosovë

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit përgjegjës të prokurimit:

 

Në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive  të përgjithshme për kryerjen e suksesshme të punëve ka këto detyra kyçe:  

·    Përgjegjës për planifikimin e prokurimit. 

·    Përgjegjës për menaxhim dhe koordinim të punëve me zbatim të dispozitave dhe procedurave ligjore sipas Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës, LIGJI NR. 05/068 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-237.


·    Siguron menaxhimin  e të gjitha punëve dhe aktiviteteve të prokurimit dhe siguron që të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullon procedurat e prokurimit në Kosovë.

·    Në bashkëpunim me përgjegjësit e Departamenteve të tjera  bënë planifikimin dhe strategjinë e prokurimit për Ministrinë e Drejtësisë.


·    Koordinon dhe mbikëqyrë punën e stafit të Prokurimit,  lidhur me respektimin e në pajtim me procedurat ligjore të prokurimit.

·    Ka autoritet të nënshkruaj dokumentacionin zyrtar për divizionin  e Prokurimit, në pajtim me autoritetin e dhënë me Ligjin e Prokurimit Publik të Kosovës, LIGJI NR. 05/068 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, I NDRYSHUAR DHE PLOTËSUAR ME LIGJIN Nr. 04/L-237.


·    Në bashkëpunim të ngushtë me ZKA-në dhe personave tjerë përgjegjës të MD-së, merrë vendime lidhur me problemet që paraqiten me rastin e realizimit të kontratave nga kontraktorët.

·    Përgatitë dhe përpunon planet e punës të Prokurimit, kujdeset mbi plotësimin e kushteve të punës për nëpunësit e prokurimit si dhe për aftësimin e tyre  profesional duke i dërguar në trajnime adekuate.


·    Organizon takime të rregullta me stafin, merr pjesë në takime  dhe siguron rrjedhjen e informatave të duhura brenda AAPSK, departamenteve, me parashtrim të raporteve të rregullta.

·    Kryen çdo detyrë tjetër që përfshihet në mandatin e divizionit  të Prokurimit në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.

 

HAPAT E PROCESIT TË PROKURIMIT PËR  FURNIZIME, SHËRBIME, KONSULENCË DHE PUNË

 

1.    Planifikimi preliminar i prokurimit ( në fund të nëntorit të çdo viti);
2.    Raporti vjetor i kontratave të nënshkruara publike me operator ekonomik (fundi i dhjetorit) përmes sistemit elektronik;
3.    Planifikimi përfundimtar i prokurimit (janari i çdo viti) përmes sistemit elektronik;
4.    Inicimi i kërkesës fillestare nga njësia kërkuese për prokurim (zyrtari) –aprovimi nga autorizuesi (ZKA);
5.    Kërkesa për blerje nga njësia kërkuese me specifika teknike dhe paramasë (zyrtari)–aprovimi nga autorizuesi (ZKA)
6.    Zotimi i mjeteve (zyrtari zotues)
7.    Përgaditja e dosjes së tenderit  për furnizime ,  shërbime, konsulencë dhe punë (zyrtari i prokurimit);
8.    Shpallja publike në KRPP, në të 3 gjuhët zyrtare, (përmes web faqes zyrtare);
9.    Dorzimi i dosjeve tek Operatoret ekonomik në mënyrë elektronike;
10.     Dhënja e sqarimeve për OE në mënyrë elektronike;
11.    Pranimi i dosjeve tenderike në mënyrë elektronike;
12.    Hapja e ofertave përmes sistemit elektronik;
13.    Vlerësimi i ofertave me komision;
14.    Sqarimet e nevojshme shtesë për OE përmes sistemit elektronik;
15.    Përgaditja e raportit të Vlersimit dhe aprovimi nga zyrtari përgjegjës i prokurimit;
16.    Njoftimi për dhënje dhe jo sukses  të OE përmes sistemit elektronik;
17.    Njoftimi për dhënje të kontratës përmes sistemit elektronik;
18.    Afati 10 ditor i ankesave për OE;
19.    Nënshkrimi i kontratës;
20.    Menaxhimi i kontratës; 
21.    Procesimi i dokumentacionit në prokurim në lidhje me faturën dhe raportin e pranimit;
22.    Kontrollimi i lëndës  se a është në përputhje me kontratën; 
23.    Pranimi i faturës Procesimi i faturës në prokurim (zyrtari i prokurimit);
24.    Nxjerrja e urdhërblerjes (zyrtari i prokurimit) dhe aprovimi me nënshkrim i zyrtarit përgjegjës të prokurimit;
25.    Arkivimi i dokumentacionit të prokurimit;
26.    Raportimi periodik dhe vjetor;
27.    Pranimi i mallrave , shërbimeve dhe punëve si  dhe përgatitja e raportit të pranimit të mallrave;
28.     Porositja e mallrave (zyrtari i logjistikës);
29.    Mbajtja e regjistrit me numër rendor të lëndës përmes KRPP-së.
 

 

Vegzat

stema